Thursday, April 15, 2010

American conducts Albanian National Orchestra

I received a telephone call from the American conductor, Brian Asher Alhadeff, who contacted me after locating Frosina on the internet. In a nutshell, Brian will be conducting the Albanian National radio and Television Orchestra in Tirana from April 22 through May 2nd.

As Brian has stated below, before departing for Tirana, he rather urgently needs information and Albanian language translation assistance about Cesk Zadeja,the eminent Albanian classical music composer who was the the father of Albanian classical music and the single person in Albania who did so much to stimulate the compositions of Albanian classical music by others!

You can reach Brian directly at brianalhadeff@gmail.com so please offer much-needed assistance to him as soon as you can!


***

My name is Brian Asher Alhadeff. I am an American conductor living in California. From April 22 through May 2 I will be guest conducting the Albanian National Radio and Television Orchestra in Tirana. The concert will feature the Howard Hanson 2nd Symphony, Jean Sibelius Violin Concerto, and Three Symphonic Sketches by the Albania composer Cesk Zadeja. Part of my activities while in Albania will be to give a lecture at the American Embassy and possibly at the Tirana International School. My lecture will focus on "Nationalism in 20th Century Music" because all of the composers in my concert lived in the 20th century and represent America, Finland, and Albania. Here is my problem - while there is plenty of information on Howard Hanson and Jean Sibelius, all of the information I can find on Cesk Zadeja is in Albanian. Can you help me with some translations? Also perhaps you may know some people who have more information about Zadeja beyond the following two sources...


ARTICLE #1: From the actual program of the concert I am conducting:

Çesk Zadeja “Artist i Popullit” (1927 - 1997)

Kompozitori Çesk Zadeja është një nga figurat më kryesore të muzikes shqiptare. Vepra e tij, e frymezuar nga vlerat e kultures shqiptare, perfaqeson bazen e profesionalizmit mozikor shqiptar.

I lindur në Shkoder, ku edhe mori mësimet e para muzikore në shkollën françeskane, në vitet 1942-1943 vijon studimet muzikore në konservatorin “Santa Cecilia” të Romës për ti përfunduar në konservatorin “Çajkovski” të Moskës, ku u diplomua për kompozicion në vitin 1956.

Ai ka dhënë një ndihmese të rëndësishme në krijimin e Ansamblit Shteteror të Këngëve dhe Valleve Popullore (themelues dhe udhëheqës artistik - 1957); krijimin e Konservatorit Shteteror te Tiranës (1962); udhëheqjen artistike të Teatrit të Operas dhe Baletit; pedagogjinë e kalses së kompozicionit dhe teorisë së muzikës. Nën drejtimin e tij janë pregatitur shume emra te rëndësishëm kompozitoresh si T. Harapi, K. Laro, L. Dizdari, Gj. Kapedani, Th. Gaqi, A. Krajka, A. Peçi, I. Shehu etj. Veprimratia teoriko-shkencore e Zadesë shrihet në fushë e muzikologjisë, përmes atrikujve të shumtë që trajtojnë qështje të krijimtarise, gjuhes muzikore dhe të folklorit, dhe njëkohesisht duke qënë udhëheqës shkencor i shume diplomave. Firmën e prof. Zadeja e mbajnë shumë drejtime dizertacionesh, reçensione, studime teorike, botime e seri të plota punimesh shkencore.

Krijimtaria e Zadese është e shumtë dhe prek të gjitha gjinitë muzikore si sinfonia, muzika skenike, muzika e dhomës, muzika vokale, instrumentale etj, si dhe një numur i madh përpunimesh e krijimesh të këngëve e motiveve popullore. Krijimet e tij: Simfonia nr.1; baletet: “Delina”; “Shqiponja sypatrembur”; “Lumi i Vdekur”; “Vajza e qytetit të gurtë”; shumë skena e valle koreografike, koncerti për piano; sonata për violinë, kantata, rapsodi e overtura; muzikë filmash e shumë vepra të tjera, bëjnë pjesë në fondin tone muzikor.

Çesk Zadeja është vlerësuar për veprimtarinë e tij të spikatur me titujt: Urdheri i Punes Klasit I (1954), Artist i Merituar (1961); Urdheri N. Frasheri Klasit I (1970), Docent (1970), Artist i Popullit (1975); Cmimi i Republikes (1979), Profesor (1995); Anëtar i Jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), etj. Ai ka vendosur personalitetin e tij në të gjithë universin muzikor shqiptar, duke qënë kështu krijues dhe prezantues i shpirtit dhe produktit më të lartë të historisë së artit muzikor shqiptar.

ARTICLE #2: From Wikipedia

Çesk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, dhe vdiq më 15 gusht të vitin 1997 në Romë. Mësimet e para i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ka qenë anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar Padër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Që në vegjëli në qytetin e lindjes u angazhua në grupet amatore. Herët shfaqi talentin e tij dhe si nxënës 14-vjeçar studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, te kompozitori Umberto Semproni.

Me ardhjen e sistemit komunist, në vitet 1946-1947 punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtrinë e atëhershme deri në vitin 1951. Në vitin 1949-51 e kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin Artistik të Ushtrisë.Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore - dega e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Me të kryer studimet, si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar e ku Çesk Zadeja zhvilloi një aktivitet të dendur si krijues dhe organizator i jetës edhe ashtu të vobektë muzikore. Është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punon si pedagog plot tri vite 1962, e më pastaj emërohet si udhëheqës artistik në Tetarin e Operës dhe Baletit deri në vitin 1966.

Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të lirë. Prapë në vitin 1973-1979 udhëheqës i artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit, kurse në vitin 1979-1990 del në profesion të lirë, për t’u kthyer në vitin 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve ku jep kompozicionin dhe muzikologjinë. Profesor Zadeja është kompozitor që paraqet në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese që është emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe doajen të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat e muzikës klasike që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit. Si pedagog ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.

Shumë kompozitorë që janë bartës të aktiviteteve muzikore sot në Shqipëri kanë diplomuar te kompozitori Zadeja. Ata sot zhvillojnë aktivitete të shumta dhe shumë programe të shkollave shqiptare muzikore janë të punuara, të redaktuara dhe të mbikëqyrura prej tij. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar te profesor Zadeja e disa prej tyre nuk janë më në gjallë. Por kontributi i tyre ka qenë i madh, si janë, bie fjala, Tonin Harapi, Kujtim Laro, kurse sot krijojnë Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Isan Shehu dhe dhjetëra të tjerë, janë krijues që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën muzikore sot në Shqipëri.

Influenca e krijimtarisë së Zadesë ishte e madhe te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë dominante, superiore dhe udhërrëfyese për gjeneratat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve tanë dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë.

--
Dr. Brian Asher Alhadeff
Opera - Symphony - Ballet
American Musical Theater

www.brianalhadeff.com
brianalhadeff@gmail.com

714.856.5663

0 Comments:

Post a Comment

Subscribe to Post Comments [Atom]

<< Home